
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z.Keisuke Yamanaka, raporton Gazeta10.
Haradinaj ndër të tjera e ka falënderuar atë për përkrahjen e Japonisë dhënë Kosovës.
Më tej, ai ka thënë se Japonia është mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme në rrafshin ekonomik dhe politik për Kosovën.
Haradinaj ka thënë se e ka pranuar me kënaqësi ftesën e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, me 23 shkurt.
Këtu keni postimin e plotë:
“Japonia si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.
Në takim me z. Keisuke Yamanaka, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, diskutuam për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.
Me kënaqësi pranova ftesën Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi, z. Yamanaka i shpreha mirënjohjen për përkrahjen që Japonia na ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10