
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ishte i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10.
Ramush Haradinaj tregoi arsyen se pse ka vendosur që të votojë akoma në Gllogjan, pavarësisht vendabimit të tij në Prishtinë.
Haradinaj tha se jeton në lagjen Marigona, dhe nëse e bën vendbanimin atje, i bie që të votojë për komunën e Graçanicës, pasi që pjesa e Marigonës, është me Graçanicë e jo me Prishtinë, shkruan Gazeta10. Për këtë arsye Haradinaj ka vendosur që të mos ndërrojë vendvotimin dhe të votojë ende në Gllogjan.
“Unë jetoj në Marigonë dhe është hapur një qendër vendvotimi. Edhe tash nëse votojsha në Marigonë duhet me votu për Graçanicë. E kam pasur në opsion me ndërru vendbanimin me dalë diku tjetër e me rujtë vendvotimin në Prishtinë, por me ketë rast e kam bë në Gllogjan”, shtoi tutje Haradinaj./Gazeta10