
Ish- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth hapave që duhet bërë për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka numëruar tri zhvillime që sipas tij duhet të ndodhin në mënyrë që të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
I pari i AAK-së, Haradinaj, ka thënë se duhet një komunikim intenziv me serbët lokal nga institucionet e Kosovës dhe ato të huajat.
Një shmangie të gjuhën luftënxitëse si dhe një përfshirje direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar ai.
Në kuadër të këtyre rrethanave, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet t’i kryejë detyrat e brendshme të saj.
Këtu keni statusin e plotë:
“Të dashur qytetarë,
Tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator
2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.
3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.
Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10