Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj uron SHBA-në në Ditën e Pavarësisë: Aleate historike e mike e pazëvendësueshme për Kosovën

Gazeta10
04 July 2025 - 8:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.

Me këtë rast, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan në këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e marrëdhënies së Kosovës me SHBA-në, duke i quajtur ato një aleate historike dhe një mike të pazëvendësueshme për vendin.

“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!” ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.