Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hargreaves takon Bashën: Konstituimi i kuvendit të bëhet shpejt, duke respektuar vendimin e Kushtetueses

Gazeta10
04 Shtator 2025 - 16:37

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e ri të kuvendit, Dimal Bashën, të cilin e uroi për zgjedhjen në krye të këtij institucioni.

Hargreaves tha se me Bashën ranë dakord për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të kuvendit, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e konsultimit domethënës me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare, dhe u pajtuam për një vizion të ardhshëm të Kosovës me mundësi për të gjithë”, shkroi Hargreaves.

Tutje, Hargreaves tha se kanë shpresuar që situata politike të zgjidhet shpejtë në mënyrë që kuvendi dhe një qeveri e re ta vazhdojnë punën jetike për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.