
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, është shprehur mirënjohës për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin.
Hasanpapaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se e ardhmja ndërtohet kur punohet me ndershmëri dhe afër qytetarëve.
“Mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin me Presidenten Vjosa Osmani, në një rrugëtim që na bashkon për Kosovën që e duam dhe ëndërrojmë të gjithë: një shtet me drejtësi, rend, mundësi dhe zhvillim”, ka thënë Hasanpapaj.
“Besoj thellë se e ardhmja ndërtohet kur punohet me ndershmëri, vizion dhe afër qytetarëve. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht tek rinia jonë, inovacioni dhe energjia krijuese që mund ta shndërrojnë vendin tonë në një histori suksesi modern dhe evropian. Me përkushtim dhe zemër vazhdojmë përpara, për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më dinjitoze për secilin qytetar”, ka shtuar ai.