
Pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku” në Kanal 10, analisti, Bardhyl Hasanpapaj deklaroi që tashmë Kurti dhe Vuçiq kanë pranuar planin franko-gjerman.
“Nga ajo që pamë në konferencë për medie të Vuçit shihet që palët kanë pranuar planin franko-gjerman dhe tani dilemat janë te plani i zbatimit të kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Hasanpapaj.
Tutje Hasanpapaj ka thënë se pas këtij takimi plani franko-gjerman është zyrtar dhe palet kanë mosmarrëvedhje në mënyren e zbatimit të marrëveshjes. /Gazeta10/