Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hashani: Malisheva shembull për çdo klub

Gazeta10
26 Maj 2024 - 23:05

Ish-lojtari i mirënjohur kosovar, tashmë edhe trajner, Erdin Hashani komentoi në përgjithësi sezonin e Malishevës te “Kampionët”.

Ai tha se Malisheva duhet të jetë një shembull për çdo klub të Kosovës.

“Malisheva është shembull si nuk duhet të dorëzohesh deri të arrish te objektivat. Malisheva është shembulli më i mirë si një vend kaq i vogël mund të arrijë gjëra të mëdha” – tha ai.

Ai tutje, potencoi edhe ‘armën’ më të fortë të Malishevës.

“Skuadra e Malishevës ka energji, ka lojtarë të rinj, dhe kjo mund të jetë një shtysë e madhe për sezonin e ardhshëm dhe ndeshjet në Evropë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.