Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Gazeta10
17 November 2026 - 10:54

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Gjyqtari Christopher Gosnell shpalli aktgjykimin e shkallës së parë.

Vendimi mund të apelohet.

Gjykatësi, Kristofer Gosnel ka deklaruar se të akuzuarit, me përjashtim të Hajredin Kuçit, akuzohen për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe rendit publik, përfshirë tentativën dhe kryerjen e veprave në bashkëkryerje.

“Pretendohet se Hashim Thaçi kishte organizuar tri grupe, në të cilat përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj. Këto grupe dyshohet se ishin organizuar gjatë vizitave të ndryshme në Hagë, gjatë vitit 2023, me qëllim të pengimit të punës së Prokurorisë dhe ndikimit te dëshmitarët që pritej të dëshmonin në procesin gjyqësor”, tha ai para vendimit.

Ndryshe, Thaçi ishte njëri nga pesë të akuzuarit në këtë proces, së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

Ky proces gjyqësor është i ndarë nga gjykimi për krime lufte ndaj ish-presidentit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.