
Vetëm pak minuta para se të nisej drejt zyrave të EULEX-it në Prishtinë dhe prejt andej me aeroplan drejt Hagës, ish-presidentit qetësisht, pasi ishte përshëndetur me stafin e tij, kishte dal nga Presidenca në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Aty e pritnin dhjetëra media e shumë gazetarë, të mbledhur me shpejtësi pas njoftimit për konferencë të jashtëzkonshme të presidentit Thaçi.
Qetësisht dhe me një deklratë të nënshkruar, presidenti kishte njoftuar qytetarët e Kosovës se “do të udhëtoj drejt Hagës vullnetarisht pasi para pak çastesh ishte njoftuar për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij nga gjyqtari i procedurës paraprake”.
“Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirupafshim” ishte mesazhi i presidentit për popullin e Kosovës.
E risjellim të plotë konferenën për shtyp të 5 nëntorit 2020: