Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hashim Thaçi nga Haga: “Jam plotësisht i pafajshëm”

Gazeta10
14 May 2026 - 23:05

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe ka kërkuar që verdikti përfundimtar në procesin ndaj tij të bazohet në parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ai në intervistën ekskluzive në “Adresa ” me Arben Ahmetin në Kanal 10,ka theksuar se procesi gjyqësor duhet të respektojë bazën ligjore mbi të cilën është themeluar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, opinioni publik në Kosovë nuk është mjaftueshëm i informuar për atë që po ndodh në sallën e gjyqit, duke thënë se qytetarët “ose nuk e dinë, ose e dinë pak dhe në mënyrë të mjegullt”.

Thaçi ka folur gjithashtu për periudhën e luftës në Kosovë, duke e cilësuar rezistencën si të domosdoshme përballë shtypjes dhe politikave të regjimit të atëhershëm të Slobodan Milloshviqit.

Ai ka deklaruar se populli shqiptar u përball me një situatë të padurueshme dhe se, sipas tij, rezistenca dhe veprimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin vendimtare për ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Ne bëmë atë që duhej bërë. Pa rezistencë nuk do të kishte Kosovë”, ka thënë ai.

Në deklaratën e tij, Thaçi ka shtuar se ndonëse proceset historike dhe gjyqësore mund të jenë komplekse, ai mbetet optimist për drejtësinë, por jo iluzionist. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.