
Në shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kanal 10 ka përgatitur dokumentar special, intervista ekskluzive e profile të katër ish-drejtuesve të UCK-së që po mbahen në Hagë.
Profili i plotë i Hashim Thaçit:
Biografia e plotë e Hashim Thaçit nuk është shkruar ende.
Ecja e tij u ndal në gjysmë me 5 nëntor 2020 kur u thirrë nga Haga.
Historia e tij mund të thuhet se është edhe një pjesë e historisë së Kosovës
Djali i ri nga Buroja, i panjohur shumë nga publiku por jo nga qarqet e vogla universitare – u shfaq krejt heshtur e pa zhurmë mes protestave të studentëve që nuk shquheshin për ndonjë organizim e masovitet në fillim të viteve 90-ta.
Si prorektor student në Prishtinën e ngrirë nga tmerri që shpërfaqte regjimi i Milloshevqiit por tepër nxehtë për nga aktivitetet e të rinjve shqiptarë, djaloshi i ri do të shfaqej herë në takime…e herë duke protestuar.
Jo larg Prishtinës, Thaçi u shfaq për herë të parë edhe në Drenicë, në një rol kret tjetër dhe me mesazhe ndryshe nga ato të Prishtinës.
Në një video të shfaqur shumë vite më vonë, ai do tu tregonte banorëve të Drenicës se nuk ka asgjë pa luftë dhe liria nuk vjen pa gjak.
Vitet 93-97, Thaçin do ta shndërrojnë në një figurë me ngritjen më të shpejtë brenda strukturës së re politiko-ushtarake që po lindte të quajtur –Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në librin “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi” përmenden një sërë aksionesh ushtarake ndaj forcave të policisë në rajonin mes Skenderajt dhe Drenasit.
Në këtë kohë, Thaci po vepronte brenda një grupi të vogël të përbërë nga Jakup Nura, Sami Lushtaku, dhe Ramiz Lladrovci.
Këto aksione të shpeshta të grupit të Drenicës ranë shpejt në sy të pushtetit serb.
3 vjet më vonë, Prokuroria serbe i zbardhi ngjarjet duke e dënuar në mungesë Hashim Thaçin me 15 vjetë burgim.
Djaloshi i ri tashmë ishte bërë udhëheqësi i luftës që kishte shpërthyer në të katër anët e Kosovës.
Fillimi i masakrave të shtetit serb ndaj civilëve shqiptarë, do ta gjejnë Thaçin si drejtuesi politik i UÇK-së, ende jo fortë i njohur për publikun, e aq më pak për ndërkomëbtarët që e shihnin UÇK-në me rezerva.
Disa foto e deklarata me Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e të tjerë janë disa prej momenteve të rralla të zbuluara më vonë në publik të Hashim Thaçit.
Me intensitetin e luftës dhe diplomacisë, njeriu i njohur edhe me nofkën ”Gjarpri” u shndërrua në liderin e pakontestueshëm të guerilës shqiptare të luftës.
Fillimi i Konferencës së Rambujesë në Francë do ta vërtetonte fuqinë e Thaçit edhe në sytë e ndërkombëtarëve.
Ai u zgjodh edhe drejtuesi i delegacionit kosovar, një përbërje kundërshtarësh politikë të tij e aktivistësve të shoqërisë civile që vepronin në Prishtinë.
Të gjendur para një zgjidhjeje për marrëveshjen finale në Rambuje, merr ose lëre, Thaçi do të detyrohej të kthehej në zonat e luftës për të marrë “bekimin” e shokëve të tij komandantë.
Një PO e Kosovës në shkurtin e 1999 do të nxiste refuzimin e Millosheviqit dhe fillimin e bombave të NATO-së mbi territorin e ish-Jugosllavisë.
Thaci edhe gjatë kësaj periudhe shumë aktiv, herë duke u shfaqur në male…e herë duke i vizituar refugjatët shqiptarë në Kukës.
12 qershori i 1999 shënoi fundin e luftës, fundin e Serbisë në Kosovë dhe fillimin e lirisë së shumëpritur.
Por Hashim Thaçit do ti duhej të priste edhe 9 vite për të ardhur në pushtet si fitues i zgjedhjeve, në vitin 2008.
Gjatë kësaj periudhe, si kryetar i PDK-së, pasardhëse politike e UÇK-së, Thaci do të ishte mjaft aktiv në opozitë por me një kundërshtar të fortë sikurse Ibrahim Rugova.
Shumë kush do ta vlerësonte moment kthese politike të karriesrës së tij, përfshirjen në negociatat finale për statusin e Kosovës nën udhëheqjen e Ahtisaarit që qoi tek shpallja e pavarësisë më 17 shkurt.
Thaci, si kryeministër, do t’i printe këtij procesi kulmor politik e shtetëror të shqiptarëve të Kosovës.
Ecja e tij politike kishte rëniet dhe ngritjet e saj, por asnjëherë i mundur.
“Gjarpëri” i luftës do të përpiqej në politikë të kthehej në bashkëpunëtorin e të gjithëve duke krijuar e prishur koalicione qeveritare në cdo palë zgjedhjesh.
I nxitur për të arritur një marëvshje finale me Serbinë nën udhëheqjen e lidershipit amerikan në Shtëpinë e Bardhë, rrugëtimi i Thaçit do të ndërpritej në gjysmë.
Ai kishte marrë thirrjen për tu paraqitur në Dhomat e Specialiuzara në Hagë, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Mëngjesin e 5 nëntorit 2020, Thaçit që i dridhej zëri por nuk e tradhëtonte pamja, do të deklaraonte se ka dhënë dorëheqje si presidenti i Kosovës.
“Kjo nuk është lamtumirë, por mirëupafshim”./Gazeta10