Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: 40 nënshkrimet nuk iu dërguan Deharit, seanca do të mbahej

Gazeta10
08 August 2026 - 10:42

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh U.D. e presidentes Albulena Haxhiu para seancës konstituive deklaroi se partitë ish-opozitare nuk i kanë protokoluar nënshkrimet për thirrjen e seancës, përndryshe sipas saj, po të ndodhte kjo, ajo do të mbahej.

Sipas saj njoftimi ka shkuar, por 40 nënshkrime nuk i kishin dërguar kryesuesit Avni Dehari.

“Unë jam këtu sepse është thirrur seanca nga kryesuesi, po të ishte thirrur edhe mbrëmë natyrisht do të vija. Dhe unw se kuptoj pse nuk i kanë protokoluar nënshkrimet. 40 nënshkrime nuk janë drejtuar Avni Deharit, prandaj nuk e kuptoj pse nuk i kanë dërguar. Në qoftë se ata kanë dashur të mbajnë seance është kaq e thjeshtë. Njoftimi që ne do të shkojnë në seancë ka ndodhur, por është e pamjaftueshme duhet që të protokolohen, nuk po e kuptoj pse nuk ka ndodhur. Sa kanë ardhur këtu dhe kanë dalë në konferenca së janë mbyllur dyert për deputetët kanë mundur shume thjeshte”, tha Haxhiu.

Kuvendi i Kosovës ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive për të shtunën (sot) prej orës 11:00, ani se partitë ish-opozitare kërkuan që ajo të mbahej dje pasdite, duke theksuar se në mesnatë përfundonte afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e institucionit ligjvënës.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.