
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 6 gusht. Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme për media.
Ajo tha se nuk po e fton me nguti seancën konstituive për shkak që ende nuk ka një dakordim për çështjen e presidentit.
“Për shkak të kësaj lidhje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve. Kam mirëpritur ftesat për takime të kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe kam ndjekur nga afër përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Siç e dini deri tani janë mbajtur dy takime, një me PDK-në dhe një me LDK-në, kurse Aleanca nuk është përgjigjur ftesës për takim”, tha ajo. “Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik për çështjen e presidentit kam vendosur që menjëherë pas certifikimit të mos e thërras me nguti seancën konstituive por të shfrytëzojë afatin që lejon kushtetuta për t’u krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe ndërtimin e një konsensusi. Prandaj sot kam vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 6 gusht”.