Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu citon Kurtin: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë

Gazeta10
07 November 2022 - 18:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku kanë folur për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Kurti, në këtë konferencë, tha se qeveria do të jetë gjithmonë vigjilente, shpesh e brengosur, por asnjëherë e frikësuar. E këto fjalë të Kurtit si duket i lanë përshtypje ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila, përmes një postimi në Facebook, i shkroi këto fjalë të shefit të vet, duke ia bashkëngjitur edhe një fotografi të tijën.

“Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë. Kryeministri Albin Kurti”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.