Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu dënon gjuhën ofenduese të Gecit: Përçarëse dhe goditje ndaj veprës së UÇK-së

Gazeta10
23 Prill 2026 - 10:19

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese dhe seksiste të deputetit të Guxo-së, Fatos Gecit në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh.

“Unë përveç që i kam tërhequr vërejtjen deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo.

“Edhe sot në seancën e Kuvendit do të mbajë qëndrim në seancën e Kuvendit, dhe po ashtu dënoj gjuhën seksiste kundrejt nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh, dhe të goditen gratë deputete”.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.