
Në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, këshilltarja Donika Kadaj Bujupi, së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vizituan familjen Spahija në Gjakovë për të shprehur ngushëllimet pas humbjes së vajzës së tyre, Daorsës, studente e shkëlqyer e mjekësisë në Tetovë.
Ato përcollën ngushëllimet më të sinqerta për prindërit Arbërin dhe Diellzën, si dhe për të gjithë familjen, duke theksuar se dhimbja e tyre prek mbarë vendin.
Në emër të Presidentes, Kadaj Bujupi siguroi familjen se institucionet do të jenë pranë tyre me mbështetje të plotë gjatë procesit të hetimeve.