Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e ushtrisë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO

Gazeta10
27 November 2026 - 12:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në kuadër të shënimit të Ditës së Forcës, është njohur nga afër me armatimin, pajisjet dhe punën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Haxhiu ka thënë se angazhimi për forcimin e ushtrisë së Kosovës do të vazhdojë, me synimin që vendi të bëhet anëtar i NATO-s.

“Do ta vazhdojmë angazhimin për forcimin e ushtrisë sonë dhe që Kosova të jetë anëtare e NATO-s”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo gjithashtu ka shprehur nderime dhe respekt për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.