Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu e shtyn seancën për të premten, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Gazeta10
09 September 2026 - 13:31

Seanca konstituive e Kuvendit është shtyrë për të premten në orën 11:00.

Kështu ka njoftuar kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Kjo erdhi pasi që deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, duke thënë se këtë po e bën ‘’në emër të popullit serb’’.

Përveç Haxhiut që u zgjodh Kryetare e Kuvendit, asnjëri nga nënkryetarët e propozuar nga partitë s’është zgjedhur për këtë pozitë.

Ndryshe, Vetëvendosja ka propozuar për nënkryetar kuvendi, Ardian Golën.

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar Vlora Çitaku.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka propozuar Kujtim Shalën.

Ndërsa deputetët nga komunitetet jo shumicë kanë propozuar Slavko Simiq, dhe, Emilija Rexhepin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.