Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Kandidimi im nuk bie ndesh me Kushtetutën, do të shmang përdorimin e institucionit për fushatë

Gazeta10
13 Maj 2026 - 12:22

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kandidimi i saj në listën e Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme nuk bie ndesh me Kushtetutën apo ligjet në fuqi.

Haxhiu tha se do të përpiqet që gjatë fushatës zgjedhore të mos ketë përdorim të institucionit për qëllime elektorale, duke theksuar se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.

Ajo shtoi se do të tregojë kujdes maksimal në ushtrimin paralel të detyrës institucionale dhe angazhimit në fushatë.

“Sa i përket fushatës zgjedhore dhe përfshirjes sime në listë, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo nuk është e ndaluar, pra as me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, as me ndonjë ligj tjetër në fuqi. Ne kemi pasur edhe praktika në të kaluarën njësoj. Kam thënë edhe më herët që do të përpiqem maksimalisht që të jem e kujdesshme në raport me fushatën zgjedhore, në kuptimin që të mos ketë ndonjë ndërhyrje ose përdorim të institucionit për fushatë. Kjo është e ndaluar, ju shumë mirë e dini që edhe ligji ka ndalesa në raport me këtë”, tha ajo.

Haxhiu pranoi se mbajtja e balancës mes përgjegjësive institucionale dhe aktivitetit zgjedhor nuk do të jetë e lehtë, por tha se do të veprojë në përputhje me obligimet kushtetuese dhe ligjore.

“Nuk e di a do të jetë e lehtë, nuk besoj që do të jetë e lehtë, por megjithatë do të përpiqem maksimalisht që të jem në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.