
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka folur për negociatat politike gjatë intervistës në emisionin televiziv “Politiko” në Kanal 10.
Haxhiu tha se nuk është e rëndësishme nëse subjektet politike e kanë ditur apo jo paraprakisht emrin e kandidatit për president, pasi, sipas saj, emri i kandidaturës u është përcjellë subjekteve politike.
Ajo theksoi se për këtë çështje nuk ka pasur asnjë kontestim nga subjektet politike.
“S’ka rëndësi a e kanë ditur emrin e kandidaturës së presidentit apo jo. Ky emër shkon te subjektet politike dhe nuk ka pasur asnjë kontestim”, deklaroi Haxhiu.
Sipas saj, më e rëndësishme është që palët të arrijnë një marrëveshje dhe të shmangin dërgimin e vendit në zgjedhje./Gazeta10