Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve dhe mbylljen e “Albkings”

Gazeta10
30 May 2024 - 14:58

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur “angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings””.

Haxhiu ka thënë se “Albkings” për shumë gra e vajza do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

“”Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.”

“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.”

Sot Prokuroria ka njoftuar se është mbyllur përfundimisht grupi “Albkings” dhe se deri tash janë arrestuar shtatë persona.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.