
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog.
Haxhiu ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për reformat në sistemin e drejtësisë.
“Në takimin me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog, diskutuam për reformat në drejtësi. Me theks të veçantë diskutuam për Vettingun, Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje dhe krimet e luftës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.