Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu thotë se kryetari i ri i Kuvendit që do të zgjidhet mund ta mandatojë kandidatin për kryeministër

Gazeta10
25 June 2026 - 12:15

Albulena Haxhiu, u.d e presidentes, ka deklaruar se lidhur me çështjen e presidentit, pritet që të ketë takime mes partive pas certifikimit të rezultateve.

Haxhiu, për media, tha se, ajo uron që të ketë ‘’konsensus’’ mes subjekteve.

“Le të presim njëherë që të ndodhë certifikimi i rezultateve dhe pastaj pas certifikimit të rezultateve natyrisht që do të ketë takime me partitë politike dhe urojmë që ta gjejmë një konsensus në mënyrë që ta votojë Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat pesë vjeçar dhe të vazhdojnë punët dhe përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu, ka folur edhe për formimin e institucioneve, ku ka thënë se së pari duhet të konstituohen kuvendi e të formohet qeveria, pastaj presidenti.

“Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë pra, pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i ri i Kuvendit ose kryetarja kushdo që të jetë ai apo ajo do të ketë të drejtën kushtetuese ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, Haxhiu ka mohuar se do të jetë kandidate për kryetare të shtetit.

“Jo nuk do të jem kandidate për presidente”, ka deklaruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.