Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së, i quan idealist, stoik e të pathyeshëm

Gazeta10
26 March 2023 - 17:53

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar dje dhe sot ish krerët e UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta10.

Ai me këtë rast ka shkruar se  “Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg”.

Ai tutje ka njoftuar se ka takuar siç ka thënë ai “shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun”.

“U përqafuam dhe u përshëndetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfator”, ka shkuar Haxhiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.