Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxholli: Mbi 200 mijë lëndë ende po presin në Gjykata

Gazeta10
06 December 2023 - 20:59

Një nga problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohen qytetarët e Kosovës është mungesa e efikasitetit në sektorin e drejtësisë.

Mbi 200 mijë lëndë të grumbulluara edhe të tilla që shpesh ndodhë të parashkruhen zbehin pritjet që Kosova të jetë shtet i së drejtës.

Në dokumentarin “Reforma në Drejtësi” i mundësuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe që është publikuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, është vënë në pah se Legjislacioni është përmisuar në mas të madhe dhe buxheti për këtë sektor është rritur për gjatë viteve, por në praktik rezultatet praktike në sundimin e ligjit kanë munguar

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë  Sektori I Drejtësisë në Kosovë përballet me sfida nga më të ndryshmet.

“Ende ka grumbullim të madh të lëndëve nëpër gjykata dhe vonesa në trajtimin e tyre. Sipas statistikave zyrtare deri në shtator të këtij viti ka diku deri mbi 200 mijë lëndë që ende presin në gjykata për tu trajtuar. Kjo ka ulur edhe besimin e qytetarëve në sektorin e drejtësisë, prandaj gjithmonë ka ardh nevoja që të ketë reforma në këtë sektor”, ka thënë ajo. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.