
E ardhmja e Eden Hazard pritet të jetë larg klubit të tij aktual, Real Madrid, me belgun që nuk i arriti pritshmëritë që klubi kishte për të.
Tashmë janë bërë tri vite e gjysmë qëkur sulmuesi anësor i është bashkuar “Madrilenëve” nga Chelsea për shumën e 115 milionë eurove.
33-vjeçari për këto sezone që është pjesë e Real Madrid ka zhvilluar vetëm 73 ndeshje, në të cilat ka kontribuar me shtatë gola e 11 asistime.
The Athletic ka raportuar se këtë muaj Eden Hazard do të ketë një takim me presidentin e klubit kryeqytetas, Florentino Perez për të qartësuar të ardhmen e tij në klub.
“Ka një takim të planifikuar këtë muaj mes Perez dhe Hazard, ku mund të jetë një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit për të shkëputur kontratën në fund të sezonit”, thuhet në shkrimin e mediumit anglez.
Hazard ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024, por largimi i tij nga Santiago Bernabeu pritet gjatë afatit kalimtar veror.
E ardhmja e sulmuesit belg pritet të jetë në MLS, ku shumë klube kanë shprehur interesim për transferimin e tij.