
Të kot, të programuar dhe të porositur e ka quajtur debatin për shaminë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Prime Time.
Haziri madje ka akuzuar pushtetin, për siç tha ai, që po bënë “fushatë online” me debatin për shaminë në shkolla, shkruan Gazeta10.
‘Edhe në koordinim me kolegët e mi jemi koordinuar të mos flasim. As sonte s’jam i gatshëm të flas. Njerëzit e dinë qëndrimin e LDK-së. Ju mundeni me i marrë deklaratat e mia që e kam pasqyruar fenomenin. Nuk është çështje që duhet të diskutohet. Sepse është proces i porositur. Fushatë online, kur është qeveria e Kuvendi. Po dalin të manipulojnë për një debat që nuk është nga sot”, tha Haziri në Prime Time. /Gazeta10