
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në debatin Politiko ka thënë se nëse nuk do të bëhet një marrëveshje me dialogun Kosovë-Serbi, ajo do të shtyhet, raporton Gazeta10.
“Kur nuk ka marrëveshje ka shtyre të afatit, ka ndodh me vite shtyrje e cështjeve që nuk kanë arritur me u dakordu, ajo që ka qenë në fund ka qenë për Kosovën e paparanueshme sepse Serbia ka pranu që targat RKS me kalu më territor të saj por me i leju regjistrimet me targa të vjetra qytetarët që dojnë me i rujt ato.”, tha ndër të tjera Haziri./Gazeta10.