Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: LDK është parti e idealistëve, PDK e kryengritësve, VV e të pakënaqurve

Gazeta10
17 July 2026 - 10:59

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë një krahasim mbi identitetin dhe orientimin e partisë, duke bërë thirrje për rikthim te baza dhe vlerat që, sipas tij, e kanë karakterizuar LDK-në ndër vite.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Haziri ka shkruar se “në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve”.

Ai ka theksuar se LDK-ja u takon idealistëve dhe se idealistët e saj janë anëtarësia, e jo funksionarët.

“LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar Haziri. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.