Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Nëse krijohet Asociacioni pa njohje, Kosova do të dalë e “lënduar”

Gazeta10
26 February 2023 - 16:12

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq që do të mbahet në Bruksel, ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ka deklaruar që nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia Kosova ka me dalë e “lënduar” prej këtij procesi, raporton Gazeta10.

Ai gjithashtu ka rikujtuar që çështja e Asociacionit ka qenë pjesë edhe e bisedimeve në Vjenë dhe se ata si LDK kanë arritur me pragmatizëm politik ta eliminojnë, ta heqin prej tavolinës.

“Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës”, ka deklaruar Haziri./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.