Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri pas takimit me Lajçakun: Po mbahemi në terr për draftin e Asociacionit, s’kemi kohë për të humbur

Gazeta10
07 November 2023 - 12:27

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është takuar sot me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Haziri ka thënë se e vlerëson kohën që Lajçak ka ndarë për të takuar edhe përfaqësuesit opozitarë, megjithatë thotë se ende po mbahen në terr sa i përket draftit evropian për Asociacionin.

“Sot në vazhdën e angazhimeve në dialog që ndërmjetësi ndërkombëtar po e realizon në Prishtinë, u takuam për të disatën herë, besoj që angazhimi I tij dhe ndarja e kohës për takime me partitë opozitare është për t’u vlerësuar, edhe pse po mbahemi në një formë apo tjetër në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit, së paku në parime apo angazhime, që duhet kryeministri më ua ofru deputetëve dhe popullit”, ka thënë Haziri

Haziri ka thënë se s’kanë folur konkretisht me Lajcak se pse s’po bëhet publik drafti, derisa potencon se është detyrë e Kurtit të japë shpjegime.

“Nuk kemi folur specifikisht, sepse është detyrë e Kurtit me dhanë shpjegime. Ai është ndërmjetës. Ka rregulla dialogu. Palët po ofrojnë komente, komentet nuk janë kah negociohen”, ka thënë tutje ai.

Haziri ka thënë se për LDK-në, dialogu s’ka opsion, derisa ka kritikuar Qeverinë se s’ka arritur ta kapitalizojë momentumin pas 24 shtatorit.

“Dialogu s’ka opsion, është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet. Situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar, por Qeveria s’ka arritë me e kapitalizu”, ka thënë Haziri.

I pyetur për mungesën e Abdixhikut, Haziri ka thënë se i ka përcjellë në takim komentet e Abdixhikut dhe se ai është I zënë me Kuvendin e LDK-së që do të mbahet këtë muaj.

“Ka qenë i angazhuar në angazhime të tjera. E kam përcejll edhe kërkesën e tij si kryetar I LDK-së. Abdixhiku e ruan kujdesin për dialogun. Po përgatitet për Kuvendin e partisë në nëntor”, ka theksuar Haziri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.