
Ish-deputeti i Kuvendit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas “tubimit të bashkimit” që kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pati me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se ky takim përfaqëson “bashkimin e rugovistëve” për rikthimin e madh të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Bashkimi i rugovistëve për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri