Gazeta10

Haziri: Qeverisja e Kurtit ka qenë një “one man show”

Teksa bien dakord mbi faktin, se kryeministri Albin Kurti po tenton të përdorë opozitën për të shpëtuar veten me gatishmërinë për zgjedhje, opozita në Kosovë ndahet mbi mënyrën se si do të shkohet në zgjedhjet e parakohshme.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë për A2 CNN se mënyra më korrekte është përmes dorëheqjes së Kurtit, ndërsa PDK dhe LDK sipas tij, mbështesin në heshtje një mocion për shpërbërjen e Kuvendit, dhe mocion mosbesimi.

“Darka e fundit pa qenë as e para as e dyta, ndodhi mes PDK dhe zotit Kurti mbrëmë. Nuk doli agjenda legjislative për të cilën është ftuar, por dolën zgjedhjet si çështje që është diskutuar dhe tanimë po dihet e shihet se zoti Kurti ka ofruar dy sezone, pranverën ose vjeshtën në këto zgjedhje dhe shpresoj që tani të zbardhet qëndrimi i tij, sepse mënyra si shkojmë në zgjedhje na dallon të gjithëve. LDK mendon se politikisht korrekte, politikisht e drejtë dhe moralisht duhet zoti Kurti ta pranojë aktin e dorëheqjes. Për 45 ditë republika jonë shkon në zgjedhje, nuk ka zbrazëti ligjore, mekanizmi zgjedhor aktivizohet. PDK si duket ka një marrëveshje të heshtur për mocion për shpërbërjen e Kuvendit dhe AAK-ja për mocionin e mosbesimit. Ajo që i bashkon janë zgjedhjet.”

Haziri kritikon Kurtin për mungesën e dialogut me opozitën dhe shoqërinë civile gjatë 3 viteve e gjysmë, ndërsa thotë se qeverisja e tij ka qenë, një “one man show”.

“Ne kemi kulturën e dialogut. Zoti Kurti për tre vite e gjysmë ka qenë përjashtues. Nuk ka ndërtuar dialog me opozitën, as me sindikatat, as me shoqërinë civile. Me parimin “one man show” ka udhëhequr edhe politikat edhe proceset, përkundër që një njeri dhe një parti nuk mundet t’i shtyjë para reformat dhe politikat”.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Kengetari-600x360-1
Vdes këngëtari i njohur në Shkup, detajet nga përleshja që la edhe të plagosur
hekuran_murati-600x360-1
Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
vdes
Humb jetën aksidentalisht në Zvicër i riu nga Deçani
hasib
“U rrëzua nga qershia”- Detaje për vdekjen e gardianit istogas