Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Sadiku ia bëri një goditje, knock out Vuçiqit

Gazeta10
26 June 2024 - 17:34

Anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë intervistës së dhënë për emisionin Raporto të Kanal 10, ka përmendur edhe punën e gazetarit të këtij mediumi, Kushtrim Sadiku i cili para gjysmë ore e kishte intervistuar shkurtimisht presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Hazirit, pyetja që gazetari Sadiku ldihur me njohjen e sovranitetit të Kosovës ia parashtroi Vuçiqit, do duhej bërë çdo ditë.

“Kushtrimi është gazetar i cili godet në kohë dhe në nevojë të domesodoeshme, kjo pyetje duhet me iu bë çdo ditë zotit Vuçiq sepse pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e pakompromis, për pavarësi të Kosovës nuk ka nevojë me bë kurfarë kompormisi dhe as dialog”.


Tutje Haziri tha se duhet eliminuar rreziqet e mundhsme me dialog dhe negociata të mençura.

“Dialogun që sot e ka Kosova me shtetet e BE-së, me Quintin ka të bëj me akomodimin përfundimtar të pakicës serbe në një pjesë të Kosovës. Kërcënimin duhet me eliminu me mençuri dialog e negociata, z Vuçiq sa herë që i përmendet pavarësia e Kosovës dhe njohja ia bëhet nervoz por dialogu e ka qëllimin me detyru Serbinë me e njoftë pavarësinë e Kosovës,e zoti Kurti ka arrit me degradu, ai në dialog ka shku me bsiedu për emërimin e targave ose pensionet e pleqëve”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.