Lajme

Haziri tregon pse LDK refuzoi ftesën e Kurtit për takim: ‘Për 3 vjet..’

Gazeta10
15 Maj 2024 - 21:35

Ftesa e kryeministrit Albin Kurti bërë liderëve të partive opozitare për një ‘darkë punë’ është refuzuar nga Lidhja Demokratrike e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e ka quajtur të papritur ftesën për takim nga ana e kryeministrit Kurti, raporton gazeta10.

Ai në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka treguar edhe arsyen pse LDK i tha ‘JO’ ftesës së kryeministrit Kurti për takim.

“E papritur ka qenë ftesa sepse për 3 vjet e disa muaj, z.Kurti nuk ka fituar takim me opozitën për asnjë çështje tjetër përveç dy takimeve në fillim të mandatit për çështjen  dialogut dhe parimisht formatet qe ishim pajtuar për t;i vazhduar takimet për këtë proces nuk kanë ndodhur”, ka thënë Haziri. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.