Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haziri: Zgjedhjet nuk janë befasi, LDK-ja është e gatshme

Gazeta10
20 October 2022 - 22:29

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin debatues të Kanal10, Politiko me Kushtrim Sadikun, ka thënë se nuk është befasi nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje.

“Nuk është befasi për një vend që për katër vjet ka pasë gjashtë palë zgjedhje. Ky vend ka vujtë për stabilitet, që prej shpalljes së Pavarësisë, nuk ka pasë stabilitet.”, ka thënë fillimisht ai.

Ai më tej, ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje, raporton Gazeta10.

“Opozita nuk është duke kërkuar zgjedhje, më falni, LDK-ja nuk është duke kërkuar zgjedhje, LDK-ja po kërkon përmbushje të obligimeve programore dhe qytetare”, ka thënë Haziri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.