Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hendboll: Kosova publikon listën për ndeshjet e para kualifikuese për EURO 2024

Gazeta10
04 October 2022 - 15:17

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë ndeshjet e para të kualifikimeve për kampionatin evropin ‘EURO 2024’, raporton Gazeta10.

Selektori I Kosovës, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e henbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Sllovenisë.

Për këto dy ndeshje, Bujar Qerimi ka grumbulluar 18 hendbollistë.

Agon Bajqinovci, Kastriot Jupa, Flamur Gërbeshi, Drenit Tahirukaj, Arbios Mushkolaj, Luigj Quni, Festim Mustafa, Drilon Tahirukaj, Lulëzim Shabani, Haris Berisha, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani, Atdhe Basholli, Arianit Nimanaj, Egzon Gjuka, Matej Taci dhe Liridon Zena janë hendbollistët e ftuar nga Qerimi.

Grumbullimi i lojtarëve me përfaqësuesen ‘Dardane’ do të fillojë më 8 tetor.

Kosova luan më 12 tetor kundër Malit të Zi në udhëtim, ndërsa më 16 tetor e prêt në shtëpi Slloveninë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.