Komentatori politik Halil Matoshi ka komentuar vizitën e Zelenskyt në Tiranë dhe ballafaqimin e presidentes Osmani me Vuçiqin.
Ai gjithashtu ka folur edhe rreth qëndrimit neutral të presidentit të Serbisë karshi luftës në mes të Ukrainës dhe Rusisë.
Sipas Matoshit Vuçiqit shumë shpejt do t’i duhet të përcaktohet se në anën e kujt do të jetë, raporton Gazeta10.
“Nuk është dicka e re nëse themi se Aleksander Vuçiq qëndron në dy karrige, herë me lindje herë me perëndim dhe në dy karrige sa i përket raportit herë me Rusinë herë me Ukrainën, ky mundohet të luajë rolin e një Titoje në rrethana të reja, dhe mbi të gjitha ky nuk beson te fitorja e rusëve, shumë shpejt Vuçiq duhet të përcaktohet ose të jetë me Rusinë ose me Ukrainën”, tha ai në Politiko.
Ndërsa Matoshi për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama tha se po e luan rolin e një zjarrëfikësi në Ballkan./Gazeta10