Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë Kosovë, Policia heton rastin

Gazeta10
22 Prill 2026 - 8:51

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali në Fushë Kosovës.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 04:19.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Lidhur me rastin njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.