Sot (e premte) në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë hedhja e shortit për çiftet e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.
Kupa e Kosovës ka hyrë në një fazë të nxehtë ku kanë mbetur vetëm katër skuadra: Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka.
Por, tashmë janë mësuar çiftet e gjysmëfinaleve të cilat do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.
Në ndeshjen e parë do të luhet derbi lokal mes Suharekës dhe Ballkanit.
Megjithatë, në ndeshjen e dytë do të jetë më interesant pasi do të ndeshen dy rivalë të fortë si Drita dhe Prishtina.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 prill, ndërsa ato kthyese më 17 prill.