Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hill: Asosiacioni nuk është model unik

Gazeta10
16 Gusht 2022 - 16:59

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk është model unik dhe se shembuj të një asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë, transmeton Gazeta10.

Ideja e këtyre negociatave është përgatitja e Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen evropiane dhe mendoj se ajo që mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën është e ngjashme me atë që është paraparë në Kosovë, që është Asociacioni i Komunave Serbe. Pra, nuk do të ishte një shembull unik sepse modele të ngjashme ekzistojnë në pjesën tjetër të Evropës”, ​​tha ai kur u pyet se pse Amerika nuk po e shtyn para procesin për formimin e Asociacionit.

Diplomati amerikan iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve përmes rrjetit social Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.