Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hill për vdekjen e Talbott: S’mund ta harrojë si i ngushëllonte familjarët e diplomatëve që vdiqën në Bosnjë

Gazeta10
27 November 2026 - 16:46

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e diplomatit amerikan Strobe Talbott.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hill ka kujtuar bashkëpunimin e afërt me Talbottin, duke e përshkruar atë si një person të jashtëzakonshëm dhe të dhembshur.

Ai ka veçuar një moment që, sipas tij, nuk do ta harrojë kurrë, përkujdesjen e Talbottit ndaj familjeve të kolegëve amerikanë që humbën jetën gjatë një misioni në Bosnjë.

Hill, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Serbi, e ka përmbyllur mesazhin duke e kujtuar Talbottin si një njeri të mbushur me dashuri dhe humanizëm.

Strobe Talbott vdiq të enjten, më 26 nëntor, në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, në shtëpinë e tij në East Hampton të Nju Jorkut.

Talbott shërbeu si zëvendëssekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë administratës së presidentit Bill Clinton, nga viti 1994 deri më 2001.

Ai ishte gjithashtu president i institutit kërkimor Brookings nga viti 2002 deri më 2017.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.