Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Historia e Smith, prokurori kontravers që akuzoi Thaçin dhe Trumpin (Video)

Gazeta10
09 June 2023 - 19:38

Prokurori Jack Smith ka marrë vëmendjen e botës pas aktakuzës që ngriti ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Mediat prestigjioze kanë shkruar për figurën e Smithit duke e portertizuar si njeriun që akuzoi dy presidentë, këtë amerikan dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaci. Trump e quajti një “mashtrim” ndërsa ndihmësi i tij Grenell tha se  “Smith akuzoi Thacin për ti ruajtur privilegjet e tij në Hagë”.

Donlad Trump është ish-presidenti i parë amerikan në historinë e këtij shteti që do të përballet me akuzat e hetuesve federalë.

Aktakuza me dyshimet se mori me vete sekretet qeveritare pas lënies së detyrës u ngrit nga prokurori amerkan, Jack Smith.

Ky emër është i njohur edhe në Kosovë, pasi arriti ti dërgojë në Hagë ë ish presidentin Hashim Thaci dhe tre udhëheqës të UCK-së.

Po kush është Jack Smith, prokurori që brenda pak kohësh po akuzon dy ish president, në SHBA dhe Kosovë?

Prestigjiozja Ëashington Post, i ka kushtuar një artikull të gjatë figurës 54 vjecarit që ka përvojë të gjatë si prokuror federal dhe është shpërblyer me shumë mirënjohje nga institucionet amerikane të drejtësisë.

Pas një përvoje të gjatë në SHBA, në vitin 2018, u kthye në Hagë për të hetuar krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Gjatë tre viteve të tij në atë rol, Smith dërgoi dy burra në burg për ndarjen e informacioneve të ndjeshme të marra nga zyra e tij dhe paditi presidentin e Kosovës për akuza për krime lufte.

Këto akuza përmbysën një samit paqeje që Trump, atëherë president, po organizonte në Shtëpinë e Bardhë në qershor 2020 – shkruan Ëashington Post.

Ai i mori përsipër hetimet ndaj Trump në nëntor të vitit të kaluar pasi dha dorëheqje nga rasti i ndjekjes së krimeve të luftës në Kosovë kundër Thacit dhe të tjerëve.

Ndër rastet e ralla para mediave, ai it ha njëherë Neë York times se ;nuk është person që mashtrohet lehtë se po të ishte i tillë do të gjente një punë tjetër”. 

Por një ish zyrtar i lartë i administratës Trump ka hedhur akuza të rënda kundër tij ditë më parë.

Richard Grenell në një intervistë për median e popullarizuar amerikane “The Epoch Tv”, tek gazetari dhe publicisti amerikan Lee Smith, deklaroi se Smith e akuzoi Thacin mbi shpifje.

“Kjo është një pyetje vërtet e mirë. Ka një histori të gjatë të hetimit të të gjitha krimeve të luftës. Po e përsëris, kjo është arsyeja pse pika e rëndësishme është prokurori (David Schëendiman) që ishte kryeprokuror përpara Jack Smithit, i cili kaloi vite duke parë gjithçka dhe tha se nuk ka asgjë tjetër për të bërë këtu. Nuk ka më aktakuza. Pastaj erdhi Jack Smith dhe ai kaloi vite duke jetuar në Amsterdam dhe duke pasur një jetë të mirë evropiane. Kur je kreu i një gjykate ndërkombëtare që jeton në Evropë, është një punë e qetë. Por pasi administrata Trump përmbysi plotësisht negociatat për Ballkanin, ne filluam të përparonim dhe nënshkruam katër marrëveshje.

Edhe ish presidenti Trump ka reaguar menjëherë pas ngritjes së akuzave ndaj duke i quajtur qëllimkëqija.

“E megjithatë, ata shkojnë pas një presidenti popullor, një president që mori më shumë vota se çdo president në detyrë në historinë e vendit tonë deri tani, dhe që doli shumë më mirë herën e dytë në zgjedhje se e para. Dhe ata e ndjekin duke u mashtruar njëjtë sikurse bën më herët..Rusia Rusia Rusia. Ky është një mashtrim qëllimkeq i radhës”.

Ngritja e aktakuzës ndaj Trump erdhi vetëm 7 muaj pasi rastin e tij e mori prokurori amerikan, Jack Smith.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.