Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Historia e treguar në Kanal 10, kompania RELUX, partnere e Kanal10 i del në ndihmë familjes

Gazeta10
23 May 2023 - 18:58

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10                                                                                                                    

Raportimi i Kanal 10 i ka siguruar një vend pune kryefamiljarit të një familje nga Peja që jetonte prej një muajsh në mbikalimin e Prishtinës. Historia e treguar në emisionin  ‘Mëngjesi me Arben Ahmetin’ – ka nxitur partnerët e televizionit RELUX ti ofrojnë një vend pune. Kurse Komuna e Prishtinës është përkujdesur t’i ofrojë strehim të përkohshëm familjes shtatë anëtarëshe.

Zeqir Sokolrexha që jetonte mjerueshëm prej një muajsh në një mbikalim në kryeqytet me familjen e tij, tash ka shpresë se mund t’i ofrohet një zgjidhje.

Mëngjesin e së martës, ekipi i gazetarëve të emisionit “Mëngjesi me Arben Ahmetin” të Kanal 10 raportoi për këtë familje në nevojë.

Historia e dhimbshme e kryefamiljarit për jetën e vështirë ka nxitur partnerët e televizionit, kompania RELUX, ti dalin në ndihmë duke i ofruar një vend pune. 

Pas kësaj, Kanal 10 ka intervistuar pronarin e Relux, Ramiz Gashi, i cili përpos që ofroi një vend pune, shprehu gatishmërinë për t’ia mbuluar qiranë. 

Raportimi i Kanal 10 ka nxitur edhe reagimin e Komunës së Prishtinës e cila i ka siguruar një strehim të përkohshëm. 

Qytetarët vullnetmirë të prekur nga kjo histori, kanë shprehur interes për ti ndihmuar kësaj familje.

Njëri nga ta është humanisti Halil Kastrati i cili është zotura për ti ndërtuar një shtëpi familjes Sokorexha nga Peja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.