Sport

Historike: Kosova në pozitën e 99-të të renditjes së FIFA-s

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 14:22

Kombëtarja e Kosovës ka bërë përparim historik në renditjen e FIFA-s.

Dardanët kanë përparuar për dy pozita në ranglistën e re, e cila u publikua te enjten.

Me këtë rast, ekipi i Franco Fodës kalon nga vendi i 101-të për të hyrë për herë të parë në Top 100-she, respektivisht duke e zënë vendin e 99-të me 1219.82 pikë.

Përpara verdhekaltërve është Bjellorusia, kurse prapa tyre Armenia.

Kosova e mposhti Lituaninë me rezultat 1:0 në muajin nëntor, ndërsa me Rumaninë bëri paraqitje fantastike dhe rezultati ishte i barabartë deri në minutat shtesë, 0:0, në atë ndeshjen e ndërprerë shkaku i thirrjeve raciste të rumunëve, të cilën më pas UEFA e regjistroi me rezultat zyrtar, 3:0.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.