Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Homazhe në Burgun e Dubravës për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999

Gazeta10
22 May 2026 - 8:24

Sot në Burgun e Dubravës mbahen homazhe përkujtimore në nderim të viktimave, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës, një prej krimeve më të rënda ndaj të burgosurve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Aktiviteti organizohet në 27-vjetorin e ngjarjeve tragjike të ndodhura në periudhën 19-24 maj 1999, kur dhjetëra të burgosur shqiptarë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën brenda këtij institucioni.

Ceremonia përkujtimore, e cila nis në orën 11:00, synon të nderojë të gjithë të rënët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.