Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Homazhe për Alexei Navalny në Prishtinë

Gazeta10
20 February 2024 - 14:47

Sonte, në ora 18:00 do të mbahen homazhe për Alexei Navalny-n, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rusisë.

Përfaqësues të shoqërisë civile këtë do ta bëjnë duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny-t, edhe si protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi.

Ai ishte shpallur nga Amnesty International si i burgosur i ndërgjegjes.

Organizator i homazhit është “The Geopost”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.