
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për evoluimin e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket qëndrimit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Hoti thotë se në fillim kanë bërë protesta të dhunshme kundër “Zajdenicës” duke ia humbur 10 vite pa viza dhe pa progres në integrime Kosovën.
Më pas thotë se kanë kërkuar vota në zgjedhjet e fundit duke thënë se s’bëjnë “Zajednicë” “as asi, as ksi’.
Pas ardhjes në pushtet, shkruan Hoti, Vetëvendosje në foltore të Kuvendit thoshte se Asociacioni s’bëhet meqë Kosova ka kryeministër Albin Kurtit. Deputeti i LDK-së thotë se më pas një qëndrim i tillë u zbut, duke vendosur kushte për Asociacionin, të cilat i kanë harruar plotësisht.
Deputeti i LDK-së tashme thotë se Vetëvendosje për të mbetur në pushtet po e pranon propozimin që iu vendos në tavolinë me stilin “merre ose lëre” dhe se po kthehen tek marrëveshja e vitit 2015 ku kërkohet opinioni i Gjykatës Kushtetuese.
Ish-kryeministri thotë se këto nuk janë veprime shtetërore, por veprime të politikanëve mashtrues, që bëjnë gjithçka për të mbijetuar politikisht dhe për ta mbajtur pushtetin.
Hoti thotë se gjithë këto vonesa do të kuptoheshin nëse do të nxirrnin marrëveshje më të favroshme, por thotë se në Ohër përveç Asociacionin kanë pranuar edhe autonominë.