Gazeta10

Hoti kritikon pushtetin për krizën energjetike

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me gjendjen e sektorit energjetik, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se menaxhimi i sektorit të energjisë ashtu si edhe krizës është kaotik dhe është pikërisht ky menaxhim që e ka dërguar këtë sektor në një situatë tepër të vështirë.

Tutje, Hoti ka renditur edhe tri momentet kryesore që sipas tij e kanë shkaktuar krizën në këtë sektor.

Ish i pari i ekzekutivit, ka thënë se stabiliteti afatgjatë me furnizim me energji mund të sigurohet vetëm me ndërtimin e kapacitetetve të reja, me qymyr ose me gaz.

Këtu keni statusin e plotë:

“40 milionë euro për KOSTT-in?! Me çfarë plani ndahen këto mjete? A duhet ky vendim të sillet në Kuvend siç u veprua vitin e kaluar?!

Fatkeqësisht, po dëshmohet çdo ditë se menaxhimi i sektorit të energjisë në përgjithësi dhe i krizës në veçanti nga ana e Qeverisë është kaotik. Në mungesë të vendimeve adekuate, sot i gjithë sektori energjetik është në situatë tepër të vështirë:

1. Dimrin e kaluar, emergjenca energjetike u shpall në fund të dhjetorit, kur ishte tepër vonë për të intervenuar. Ndërkaq, sivjet u miratua një vendim para dy jave në Kuvend, por ai nuk përmban asnjë masë konkrete, përveç detyrave të rregullta që duhet të kryejë KEK-u pavarësisht këtij vendimi dhe thirrjeve për kursim të energjisë.

2. Procesi i rishikimit të tarifave nga ZRRE-ja në fillim të këtij viti krijoi kaos, sidomos pas një serie të vendimeve gjyqësore dhe paqartësisë dhe vonesave të Qeverisë lidhur me reagimet ndaj krizës energjetike. Në fund të sezonit dimëror, Qeveria nuk i zbatoi as zotimet e veta. Sot kompanitë kryesore energjetike, si KESCO, KEDS, KEK dhe KOSTT, kanë borxhe ndaj njëra tjetrës. Ato e kanë të vështirë të kryejnë edhe obligimet e tyre të rregullta, e lëre më të blejnë energji paraprakisht për dimër dhe të përgatiten për krizën që na pret.

3. Në afat të gjatë, furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria, pasi ato ndihmojnë vetëm në stabilitetin e sistemit. Furnizimi stabil afatgjatë sigurohet me ndërtim të kapaciteteve të reja, të cilat mund të jenë me qymyr ose me gaz. Alternativa me gaz ka qenë e gatshme në qeverinë e kaluar, por fatkeqësisht u injorua për motive që i dinë ata që e injoruan atë alternative”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë